Berisha: Armatosja e shqiptarëve nuk çon në luftë civile

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar në “Studio e hapur” e Eni Vasilit propozimin e tij për armët.

Lajme

26/04/2016 21:54

 

Ai tha se ai bazohet në ligjin amerikan që i jep të drejtën çdo qytetari të lirë të ketë një armë.

Berisha tha se nëse kjo bëhet me ligj do të forcojë mbrojtjen e qytetarëve të pambrojtur nga bandat.

“Policia është në dorë të Shullazit. Nuk mund t’i besosh asaj”, tha Berisha.

Ai shtoi se nga armatosja nuk ka asnjë frikë se shqiptarët do t’i ngrenë ata kundër njëri-tjetrit.

“Shqiptarët nuk do të shkojnë në luftë civile. Nuk e bënë këtë në vitin 1990 dhe as në vitin 1997”, tha Berisha.