“NATO nuk e ka çliruar Kosovën”, çfarë thoshte komunikata e VV-së të cilën e zhdukën nga faqja e partisë?

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar që t’i fshijë disa komunikata të disa viteve më herët. Nuk dihet nëse si pasojë e ndryshimit të qëndrimeve ose mundësisë për të ardhur në pushtet, por pas komunikatës për Ibrahim Rugovën, Vetëvendosje ka fshirë edhe komunikatën për intervenimin e NATO-s në Kosovë.