​Telefoni i parë që lahet me sapun dhe zbardhues

Modeli bazë mund të blihet për rreth 250 euro

Auto & Tek

26/11/2020 12:38

Kompania e teknologjisë së leximit Bullitt ka prezantuar telefonin e parë antibakterial në botë – CAT S42, shkruan “DailyMail”.

Modeli bazë mund të blihet për rreth 250 euro, ndërsa versioni me teknologjinë Biomaster do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Prodhuesi planifikon të paraqesë opsionin antibakterial në pajisjet e tjera – S52 (400 euro) dhe S62 (650 euro).

Siç është raportuar, S42 nuk vret bakteret dhe viruset (përfshirë COVID-19), por parandalon shumëzimin e patogjenëve.

Efekti arrihet falë joneve të argjendit të ndërtuara në material, gjatë prodhimit.

Bullitt pretendon se teknologjia Biomaster zvogëlon sasinë e baktereve me 80 për qind brenda 15 minutash, si dhe 99 për qind gjatë një periudhe prej 24 orësh.

Telefoni ka një ekran 5.5 inç, xham mbrojtës Gorilla 5S dhe mundësohet nga çipi MediaTech Helio A20. Ka 3 GB RAM dhe 32 GB hapësirë ruajtëse.

Është rezistues ndaj ujit (thellësia deri në 1.5 metra), si dhe goditjeve dhe rënieve, falë strehës prej çeliku të pandryshkshëm. /Lajmi.net/