Zyrtarja e aeroportit të Prishtinës keqpërdori pozitën, Policia jep detaje për rastin

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Bëhet fjalë për një rast të ndodhur së fundi në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Në njoftimin e fundit të policisë thuhet se punëtorja e aeroportit ka lejuar kalimin vetëm me checking online pa bordinga fizike, të tri udhëtareve me pasaporta të…

Lajme

09/08/2022 09:13

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Bëhet fjalë për një rast të ndodhur së fundi në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në njoftimin e fundit të policisë thuhet se punëtorja e aeroportit ka lejuar kalimin vetëm me checking online pa bordinga fizike, të tri udhëtareve me pasaporta të Shqipërisë dhe lejeqëndrim të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton lajmi.net.

“ANP-së, Adem Jashari 28.07.2022 – 13:00.  Më 08.08.2022 është raportuar se dy të dyshuara femra kosovare punëtore në ANP-së, kanë lejuar tri udhëtare nga R. Shqipëria me pasaporta të R. Shqipërisë  me leje qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar të kalojnë në dalje vetëm me cheking online pa bordinga fizike”./Lajmi.net/