Zyrtarizohet fondacioni ‘Vjosa’, që do t’ua lehtësojë jetesën adoleshentëve autik në Kosovë

Arkitekti kosovar, Lulzim Behxheti, ka marrë iniciativë për formimin e fondacionit “Vjosa”, ku do të lehtësohet jetesa e adoleshentëve me autizëm në Kosovë.

Lajme

04/05/2020 20:56

Adoleshentët autik në Kosovë shumë shpejtë do ta kenë më të lehtë jetesën e tyre. Kjo falë iniciativës së arkitektit të suksesshëm kosovar, Lulzim Behxheti, i cili jeton dhe vepron prej më shumë se 30 viteve në Helsinki të Finlandës.

Behxheti e ka filluar këtë iniciativë humanitare me të vetmin qëllim, që t’iu dalë në ndihmë adoleshentëve kosovar me autizëm, kështu duke krijuar Fondacionin “Vjosa”, fondacion ky që sot edhe është zyrtarizuar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Behxheti në një intervistë dhënë për lajmi.net.

Behxheti po ashtu ka treguar në detaje idenë dhe si do të funksionojë ky fondacion.

Sipas tij, fillimisht do të ndërtohen 30 shtëpi për adoleshentët autik dhe dy për stafin profesionistë, e që këta të fundit do të trajnohet nga profesionistët e Finlandës dhe i tërë ky kampus do të funksionojë sipas planprogramit të Shoqatës së Autizmit të Finlandës.

Behxheti ka bërë të ditur po ashtu se fëmijët do të qëndrojnë në këto shtëpi për një ose dy vite dhe se së bashku me ta do të jenë edhe prindërit apo kujdestarët.

Se si do të bëhet përzgjedhja e fëmijëve, a do të paguajnë për qëndrimin e tyre në kampin “Vjosa”, kur pritet të përfundojë ndërtimi i këtij kampi, këto dhe shumë detaje të tjera, ju ftojmë t’i mësoni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

 

YouTube player