Zyrtarizimi i Griezmann tek Barcelona bëhet të premten?

Barcelona është shumë afër që të transferojë yllin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Sport

11/07/2019 18:15

Skuadra ‘Blaugrana’ duket se është e vendosur që të mbyll marrëveshjen me lojtarin para këtij vikendi.

Plani i Barcelonës është që të zyrtarizojë transferimin e lojtarit të premten, raporton ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.

Asnjë nga zyrtarët e dy skuadrave nuk do të jenë të pranishëm në marrëveshjen për lojtarin, por vetëm avokatët e lojtarit.

Barca nuk do të bëjë asnjë njoftim derisa të bëhet zyrtare se zyrtarët e Atletico janë pajtuar me të gjitha kushtet.

Griezmann në anën tjetër po përgatitet që të udhëtoj drejt Katalunisë, ku ai prite të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare. /Lajmi.net/