Zyrtarit të Prizrenit Mehmet Bütüc i vazhdohet arresti edhe për 30 ditë
Menjëherë pas skadimit të afatit të arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të dyshuarit për ngacmim seksual, Mehmet Bütüc, Gjykata Themelore në Prizren ia ka shqiptuar masën e re të arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Lajme
Bütüc, drejtor për Ekonomi dhe Financa pranë Kuvendit Komunal në Prizren deri para një muaji, është suspenduar nga detyra zyrtare nga kryetari Ramadan Muja deri në vendimin përfundimtar të drejtësisë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prizren vendosi që të pandehurit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren Afërdita Kicaj.
“Të pandehurit , i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, deri më 21 shtator 2014”, thuhet nw njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.abuzim seksual