Zyrtari i FSK-së që u raportua se vdiq gjatë punës në ndërtimtari, ishte vëllai i hoxhës Osman Musliut

Zyrtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu u raportua të ketë humbur jetën në mënyrë tragjike. Sipas raportimeve të para, Musliu vdiq derisa po punonte në ndërtimtari, jashtë orarit të rregullt të punës në FSK. E pjesëtari i FSK-së që vdiq është vëllai i hoxhës së njohur, Osman Musliu. Kjo u bë e…

Lajme

11/11/2024 11:31

Zyrtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu u raportua të ketë humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas raportimeve të para, Musliu vdiq derisa po punonte në ndërtimtari, jashtë orarit të rregullt të punës në FSK.

E pjesëtari i FSK-së që vdiq është vëllai i hoxhës së njohur, Osman Musliu.

Kjo u bë e ditur nga vetë ai, derisa njoftoi për varrimin e Liman Musliut, transmeton lajmi.net.

“Të dashur miq, shokë e dashamir, ju lajmërojmë se varrimi i vllaut tonë, Liman Selman Musliut do të mbahet nesër në ora 15:00 në fshatin Likoc, afër Shtabit të UÇK-së. Nisja e xhenazes do të bëhet prej Xhamisë së Drenasit në ora 14:30. Ju falënderoj përzemërsisht për vizitat, mesazhet e thirrjet e panumërta dhe ju kërkoj falje nëse skemi mundur të ua kthejmë. Zoti ju nderoftë!”./Lajmi.net/