Zyrtarët e cilit institucion po marrin më së shumti dhurata?

Agjencia kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars të vitit 2018 ka pranuar njoftimin nga 28 institucione, të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata 7 nga këto institucione, ndërsa 21 kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak.

Lajme

26/06/2018 10:14

Sipas AKK-së, institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Presidenca 10 dhurata; Kuvendi i Kosovës 6 dhurata; Zyra e Kryeministrit 32 dhurata; Ministria e Integrimit Evropian 3 dhurata; Universiteti ‘Ukshin Hoti’ Prizren 26; Gjykata Kushtetuese 3 dhurata; Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë 1 dhuratë, raporton lajmi.net.

Katalogu i dhuratave Bazuar në Ligjin nr. 04/L-050 si dhe Ligjin Nr. 04/L-228, Institucionet publike duhet t’i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave. Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen në regjistrin e dhuratave nga personi zyrtar që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. Kopjet e katalogëve duhet t’i dërgojnë në AKK jo më vonë se më 31 mars të vitit në vijim.

Të dhënat e specifikuara lidhur me katalogët e dhuratave sipas institucioneve që i kanë dorëzuar kopjet e katalogut në AKK, janë të paraqitura në tabelën e më poshtme. /Lajmi.net/