Zyrtarët e BE-së në Beograd: Duhet të kemi zgjedhje të reja në veri të Kosovës

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, dhe anëtari i delegacionit të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian, Matjaž Nemec, ishin në një vizitë dyditore në Beograd. Teksa ka komentuar situatën në veri të Kosovës, Bilçik ka thënë se në rast se situata përkeqësohet, përgjegjësia është e dyja palëve. “Të gjithë jemi…

Lajme

04/06/2023 20:27

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, dhe anëtari i delegacionit të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian, Matjaž Nemec, ishin në një vizitë dyditore në Beograd.

Teksa ka komentuar situatën në veri të Kosovës, Bilçik ka thënë se në rast se situata përkeqësohet, përgjegjësia është e dyja palëve.

“Të gjithë jemi të shqetësuar në Bashkimin Evropian. Josep Borell dhe vendet anëtare lëshuan një deklaratë të qartë. Mesazhi bazë është de-përshkallëzimi, nuk mund të kemi dhunë, nuk mund të kemi sulme ndaj KFOR-it. NATO dhe EULEX janë në Kosovë për të ndihmuar të gjithë. Nëse situata përkeqësohet, përgjegjësia është e të dyja palëve. Të krijohet hapësira për dialog, për organizimin e zgjedhjeve të reja. Shpresoj që serbët të kthehen në institucione”, deklaroi ai raporton Nova.rs

Në anën tjetër, anëtari i delegacionit të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian, Matjaž Nemec thotë se duhet të kemi zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

“Jemi duke u përballur me një situatë të re, mendimi im është se duhet të kemi zgjedhje të reja në veri të Kosovës. Votuesit duhet të dalin dhe të votojnë. Të dyja palët duhet të angazhohen. Ne kemi një marrëveshje që ecën përpara, këto janë çështje të rëndësishme për të gjithë rajonin”, shtoi ai.

Delegacioni nga Brukseli ka biseduar për çështje aktuale me kryeministren, Ana Brnabiq, kryetarin e Kuvendit, Vladimir Orliq dhe liderët e opozitës./Lajmi.net/