Zyrtarët amerikanë besojnë që Rusia nisi fushatë dezinformomi kundër vaksinës Pfizer për të rritur statusin e vet

Zyrtarët e inteligjencës ruse po përpiqen të hedhin dyshime mbi vaksinën Pfizer për koronavirus, sipas një raporti të ri nga Wall Street Journal.

Bota

07/03/2021 18:54

Katër botime që veprojnë si fronte për inteligjencën ruse po shpërndajnë informacione që vënë në dyshim efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës Pfizer, thanë zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Rusia po pedalon informacione mashtruese të krijuara për t’i bërë amerikanët të pyesin nëse SHBA, nxituan procesin e miratimit për vaksinën Pfizer COVID-19.

“Ne mund të themi se këto pika janë të lidhura drejtpërdrejt me shërbimet e inteligjencës ruse,” i tha gazetës Journal, një zyrtar në Qendrën Globale të Angazhimit të Departamentit të Shtetit.