ZYRTARE: Zhegrova nënshkruan me kampionin e Francës

Kampioni aktual francez, Lille ka njoftuar se ata kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Edon Zhegrovën.

Sport

14/01/2022 21:36

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka nënshkruar kontratë afatgjate me francezët deri më 2026.

Lille e transferoi Zhegrovën si zëvendësues të Ikones i cili së fundmi u zyrtarizua te Fiorentina.

Zhegrova shpenzoi tre sezone tek skuadra zvicërane, Basel ku u paraqit në 74 ndeshje dhe realizoi 11 gola e 17 asistime. /Lajmi.net/