ZYRTARE: Zbulohet kundërshtari i radhës i Wilder

Deontay Wilder më në fund ka gjetur kundërshtarin e tij të radhës.

Sport

19/03/2019 18:22

Pasi dështoi ripërballja me Tyson Furyn, Deontay Wilder ka gjetur kundërshtarin e ri.

‘Maska’ do të përballet më 18 maj me Dominic Breazeale, ku me të kanë një histori në të kaluarën, transmeton lajmi.net.

Meçi në mes të Wilder dhe Furyt dështoi, pasi ky i fundit dëshironte një përballje tjetër, me një tjetër boksier.

Tani, ‘Maska e Bronztë’ do të përballet me Breazeale më 18 maj në New York.

Kjo përballje u bë e ditur sot (e marte) në një konferencë për media.

Wilder dhe Breazeale janë përballur edhe më herët para publikut, gjersa amerikani e kishte fituar atë përballje me nokaut. /Lajmi.net/