ZYRTARE: Zaniolo vazhdon kontratën me Romën

Nicolo Zaniolo ka nënshkruar kontratë të re me Romën.

Sport

15/08/2019 12:02

Talenti italian, ka shuar dyshimet për të ardhmen e tij.

Lojtari i transferuar te Roma nga Interi verën e kaluar, ka nënshkruar kontratë të re me kryeqytetasit italian.

Roma në faqen zyrtare të klubit, ka njoftuar se Zaniolo ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, përcjell lajmi.net.

20 vjeçari në sezonin e parë te Roma, ka shënuar katër gola në 27 paraqitje./Lajmi.net/