Zyrtare: Xhengis Rexhepi trajner i Lirisë

Xhengis Rexhepi merr timonin e Lirisë

Sport

10/06/2022 18:06

Klubi ka njoftuar se Rexhepi do të udhëheq ekipi e Lirës nga sezoni 2022-23.

Ai do të drejtojë ekipin që garon në Ligën e Parë të Kosovës dhe do të synojë rikthimin në futbollin elitar, Superligën.

Xhengis Rexhepi, është shprehur i lumtur që është emëruar trajner i klubit të Lirisë.

“Është nder e privilegj të drejtoj një skuadër me nam, siq është Liria. Objektivi parësor mbetet kthimi në elitë. Liria dhe qyteti i Prizrenit por dhe Kosova e meriton dhe e ka për nder që një ekip i tillë të jetë në Superlig.Me punë dhe angazhimin e të gjithëve besoj në sukses’, tha ai pas nënshkrimit të kontratës, përcjell lajmi.net.

Pronari i klubit, Raman Kiqe ka premtuar përkrahjen për shefin e ri të shtabit si dhe angazhim, për të arrit objektivin./Lajmi.net/