ZYRTARE: Vjen një largim nga Barcelona
Martin Montoya është dërguar sërish në huazim nga skuadra e Barcelonës.

Sport
Barcelona ka njoftuar se mbrojtësi Martin Montoya është dërguar në huazim te Real Betisi.
Spanjolli do të qëndrojë te skuadra andaluziane deri në fund të sezonit, përcjell Lajmi.net.
Ai paraprakisht ishte i huazuar edhe në Inter, mirëpo dështoi ta gjente formën më të mirë, duke mos bërë pjesë në planet e trajnerit Roberto Mancini.