ZYRTARE: Vjen largimi i dytë nga Barcelona

Valencia ka finalizuar edhe zyrtarisht nënshkrimin e portierit të Barcelonës Jasper Cillessen, i cili do të jetë në gjendje të luajë si startues në sezonin e ardhshëm.

Sport

25/06/2019 23:53

Holandezi ka qenë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për ‘Blaugranët’ që kur u bashkua nga Ajaxi në vitin 2016, por ai ishte i qartë për dëshirën e tij për të luajtur në mënyrë të rregullt dhe ai do ta bëjë këtë në Valencia.

Megjithëse nuk është konfirmuar, portieri aktual i Valencias Neto do të jetë zëvendësuesi i Marc Ter-Stegen te Barça, përcjell lajmi.net.

Trajneri Marcelino nuk ishte aspak i kënaqur me shërbimet e Netos dhe kërkoi një portier të ri, i cili do të jetë Cillessen.

Kujtojmë se nga Barcelona sot konfirmoi largimin edhe mesfushori Andre Gomes. /Lajmi.net/