ZYRTARE: Vettel nënshkruan me ekipin e ri nga Formula 1

Sebastian Vettel ka nënshkruar me një ekip të ri nga Formula 1.

Sport

10/09/2020 10:54

Sebastian Vettel ka nënshkruar marrëveshje për t’ju bashkuar ekipit të Racing Point në vendim që do ta vazhdojë karrierën e katër herë kampionit të botës në Formula 1 përtej vitit 2021, transmeton lajmi.net.

Vettel do ta zëvendësojë Sergio Perezin i cili ka paralajmëruar largimin e tij nga ekipi në fund të sezonit.

Piloti gjerman do të jetë koleg me Lance Stroll.

Edhe pse kohëzgjatja e kontratës nuk është zbuluar, ekipi tha se 33 vjeçari ka arritur marrëveshje për “vitin 2021 dhe përtej tij”.

Vettel tashmë ka zyrtarizuar ndarjen nga Ferrari pas përfundimit të këtij sezoni në F1. /Lajmi.net/