Zyrtare: Vëllaznimi përforcohet me një basketbollist amerikan

Klubi i Basketbollit Vëllaznimi është përforcuar me një basketbollist amerikan. Myreon Jones i është bashkuar klubit gjakovar, ka njoftuar faqja zyrtare e Vëllaznimit, shkruan lajmi.net. 23-vjeçari luan në pozitën e playmakerit dhe është i gjatë 190 centimetra. Ai ka eksperiencë pesë vjeçare në dy kolegje të ndryshme elitare dhe gjakovarët e konsiderojnë një “armë” shtesë…

Sport

11/10/2023 18:23

Klubi i Basketbollit Vëllaznimi është përforcuar me një basketbollist amerikan.

Myreon Jones i është bashkuar klubit gjakovar, ka njoftuar faqja zyrtare e Vëllaznimit, shkruan lajmi.net.

23-vjeçari luan në pozitën e playmakerit dhe është i gjatë 190 centimetra.

Ai ka eksperiencë pesë vjeçare në dy kolegje të ndryshme elitare dhe gjakovarët e konsiderojnë një “armë” shtesë për vazhdimësinë e kampionatit.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e kompletimit të skuadrës dhe rikthimit sa më të shpejtë te fitoret, ju njoftojmë edhe për një përforcim tjetër të huaj.

Playmakeri amerikan, Myreon Jones i gjatë 190 centimetra, i shtohet skuadrës tonë me synimin e vetëm që ta konsolidojmë ekipin.

23 vjeçari i lindur në Alabama të SHBA-ve, ka eksperiencë 5 vjeçare në dy kolegje të ndryshme elitare atje dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për realizimin e synimeve tona.

Statistikat më impresive në karrierën e deritanishme, Jones i ka pasur me kolegjin ”Penn State” ku luajti për tri edicione dhe ka regjistruar mesatarisht 15.3 pikë, 2.7 kërcime e 2 asiste për ndeshje./Lajmi.net/