ZYRTARE: Vardy nënshkruan kontratën me… (FOTO)

Jamie Vardy e ka vazhduar kontratën me Leicesterin.

Sport

06/02/2016 20:46

Leicester City ka njoftuar se sulmuesi Jamie Vardy e ka vazhduar kontratën edhe për tre vite e gjysmë me skuadrën angleze, përcjell Lajmi.net.

Kontrata e re do ta mbajë golashënuesin më të mirë në Premierligë, në ‘King Power Stadium’ deri në vitin 2019.

Edhe pse detajet financiare akoma nuk janë bërë të ditura, besohet se ai do të përfitojë deri në 80 mijë funte në javë me kontratën e re.

Vardy i ka shënuar 18 gola këtë edicion në Premierligë.