ZYRTARE: Van Gaal merr drejtimin e Holandës

Kombëtarja e Holandës ka bërë të ditur se legjenda Louis van Gaal është përzgjedhësi i radhës.

Sport

04/08/2021 11:06

Van Gaald ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Holandën, pra do provojë suksesin në Kupën e Botës 2022, shkruan lajmi.net.

“Louis van Gaal është zyrtarisht përzgjedhësi ynë. Ai do nis punën menjëherë si trajner i Holandës. Kemi arritur marrëveshje deri në Kupën e Botës 2022”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, i lumtur me stolin e Holandës është ndarë edhe ishi i Man Unitedit.

“E shoh si nder ta drejtojë Kombëtaren e Holandës. Ka kohë për kualifikimet që do jetë e rëndësishme për pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Kam biseduar me një numër të lojtarëve dhe stafit që jemi se bashku. Jam duke shikuar përpara për këtë punë se bashku”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse Van Gaal do këtë sukses te Holanda, pasi ka qenë aty edhe dy herë të tjera, por nuk ka arritur të fitojë trofe./Lajmi.net/