ZYRTARE: Valentino Lazaro transferohet nga Inter te Newcastle

Është finalizuar marrëveshja për kalimin e Valentino Lazaro te Newcastle.

Sport

24/01/2020 16:13

Anëtari i Inter, Lazaro, është transferuar te skuadra e Newcastle United, shkruan lajmi.net.

Lajmin për zyrtarizimin e transferimit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës nga Premierliga, Newcastle.

Lazaro do të kalojë te Newcastle në formë huazimi, deri në fund të sezonit.

Austriaku do të bartë fanellën me numrin 23, në aventurën e tij në Premierligë. /Lajmi.net/