ZYRTARE: Valdrin Mustafa, ‘diamanti’ i ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Pas Florent Muslijajt një tjetër talent i skuadrës gjermane, Hannover 96, ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, pasi në të kaluarën përfaqësoi Shqipërinë.

Sport

07/08/2019 21:06

ëhet fjalë për talentin e madh Valdrin Mustafa, i cili është prurja më e re e ‘Dardanëve’.

”Në emër të KE të FFK-së dhe stafit të ekipeve Kombëtare, falënderoj ambasadorin Beq Cufaj dhe stafin e ambasadës në Berlin, Fekmi Kongjelin e Besim Zenelin, si dhe futbollistin Valdrin Mustafa që pas bisedimeve të përbashkëta dhe insistimit të këtyre njerëzve dhe FFK-së vendosi që tash e tutje ta bartë fanellën e Dardanëve.

Mbi të gjitha vlerësoj dëshirën e Valdrinit për të qenë kontribuues për vendin e rrënjëve të tij, për familjen dhe popullin e tij.  Po ashtu, një falënderim i veçantë edhe për familjen e këtij futbollisti që e ka rritur atë në frymën patriotike.

Mirë se vjen Valdrin Mustafa!”, ka njoftuar FFK-ja. /Lajmin.net/