ZYRTARE: United rinovon edhe me një tjetër lojtar

Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof ka nënshkruar një kontratë të re deri në verën e vitit 2024, me opsionin e rinovimit edhe për një vjet.

Sport

18/09/2019 21:05

Suedezi ka bërë 74 paraqitje për klubin që nga momenti i ardhjes nga Benfica për 35 milionë euro në qershor 2017.

“Që nga dita kur mbërrita në United jam ndjerë si shtëpi”, tha 25-vjeçari, transmeton lajmi.net.

“Jam rritur në mënyrë të konsiderueshme si lojtar ashtu edhe si person në dy vitet e fundit”.

Lindelof ka startuar çdo ndeshje për United deri më tani këtë sezon së bashku me Harry Maguire.

Ai është lojtari i dytë i Manchester United që rinovoi me klubin këtë javë pasi portieri David de Gea nënshkroi një marrëveshje të re të hënën. /Lajmi.net/