Zyrtare: Ukrainasit dhe gjeorgjianët pa viza në BE

BE-ja ka arritur marrëveshje që ukrainasit dhe gjeorgjianët të udhëtojnë të lirë pa viza.

Bota

08/12/2016 11:58

Zyrtarët thonë se marrëveshja është arritur sot dhe duhet të miratohet formalisht edhe nga shtetet anëtare të Parlamentit Evropian, transmeton lajmi.net

Marrëveshja e arritur mes Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare “do të lehtësojë shqyrtimin e menjëhershëm të dy propozimeve për liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, tha eurodeputeti Agustin Diaz de Mera.

Dy ish-republikat sovjetike janë duke kërkuar largim nga Moska, për t’u afruar më shumë kah Perëndimi.

Pas krizës së refugjatëve, pati reagime të ashpra ndaj qeverive evropiane për bllokimin e lëvizjeve për 45 milionë ukrainas dhe 5 milionë gjeorgjianë.

Liberalizimi i vizave nëpër zonën Schengen është një hap i rëndësishëm që njerëzit t’i pranojnë reformat e ashpra nga qeveritë në Kiev dhe Tbilisi, derisa ato po kërkojnë marrëdhënie më të mira me BE-në.

Edhe Kosova ka qenë në të njëjtën pako për liberalizimin e vizave, por siç dihet, kosovarët nuk do të udhëtojnë të lirë për në BE sivjet, ndërsa rrezikohen edhe vitin e ardhshëm.

Krejt kjo për shkak të mospërmubshjes së dy kushteve, kalimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend dhe luftimin e korrupsionit. /Lajmi.net