ZYRTARE: UEFA konfirmon ndryshimin e qyteteve nikoqire të “Euro 2020”, 11 stadiume mirëpresin tifozët

UEFA ka zyrtarizuar lajmin që do të ndryshojë disa stadiume nikoqire të "Euro 2020".

Sport

23/04/2021 18:17

UEFA ka konfirmuar disa ndryshime në organizimin e “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Sevilla do të jetë një qyteti i ri nikoqir i “Euro 2020”. Katër ndeshjet e planifikuara të zhvilloheshin fillimisht në Bilbao do të zhvendosen në “Estadio La Cartuja” në Sevilla.

“Estadio La Cartuja” do të organizojë ndeshjet me 30% të kapacitetit të stadiumit.

Të tre ndeshjet e Grupit E të planifikuara fillimisht për në qytetin e Dublinit tani do të zhvillohen në St Petersburg Stadium në Rusi.

Ndeshja e Raundit të 16-të e planifikuar fillimisht për Dublin do të zhvendoset në Stadiumin Wembley në Londër.

11 qytetet finale të UEFA EURO 2020 janë:

Amsterdam, Baku, Bukuresht, Budapest, Kopenhagë, Glasgow, Mynih, Londër, Romë, Sevilla, Saint Petersburg./Lajmi.net/