Zyrtare: Tuchel, trajner i ri i Dortmundit

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka konfirmuar se Thomas Tuchel do të jetë zëvendësuesi i Jurgen Kloppit i cili do të largohet nga Signal Iduna Park në fundin e këtij sezoni.

Sport

19/04/2015 13:46

Vetëm disa ditë pasi Klopp ka konfirmuar largimin e tij nga Dortmundi gjatë kësaj vere, skuadra gjermane menjëherë ka konfirmuar trajnerin e ri.

Thomas Tuchel do të jetë njeriu që do të drejtojë djelmoshat e Dortmundit gjatë sezonit tjetër.

Ai ka një detyrë mjaft të madhe te skuadra gjermane, pasi duhet të mundohet që të ripërsërisë suksesin e Kloppit i cili ka qenë një sukses historik me skuadrën gjermane.

Tuchel