Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

ZYRTARE: Tsimikas transferohet te Liverpool

21:08 | 10 Gusht 2020

Liverpool ka siguruar shërbimet e Kostas Tsimikas.

Tsimikas aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes dhe është aktualisht 24 vjeçar, përcjell lajmi.net.

Lojtari luante me skuadrën e Olympiacos, por nga sot ai do të jetë pjesë e ‘Reds’.

Liverpool raportohet të ketë paguar 11.7 milionë funte për kartonin e lojtarit grek.

Tsimikas do të bartë numrin 21 në fanellën e Liverpool.

Kujtojmë se mbrojtësi ka debutuar me Olympiacos në vitin 2015 dhe kishte 86 paraqitje me grekët. /Lajmi.net/