ZYRTARE: Trajneri i madh shkarkohet nga klubi i Premierligës

Southampton ka mbetur pa trajner.

Sport

03/12/2018 11:02

Mark Hughes është shkarkuar nga Southamptoni, së bashku me asistentin e tij, Mark Bowen.

Klubi anglez ka lëshuar vendim zyrtar, duke bërë me ditur se trajneri dhe asistenti janë shkarkuar, përcjell “lajmi.net”.

“Mund të konfirmojmë se trajneri i skuadrës së parë, Mark Hughes dhe asistenti i tij, Mark Bowen, janë larguar nga klubi”, thuhet në njoftimin e Southamptonit, përcjell “lajmi.net”.

“Duam t’i falënderojmë për kontributin e dhënë dhe tu urojmë më të mirat në të ardhmen.

“Ndërsa, drejtimin e skuadrës për përballjen e të mërkurës, do ta marrë, Kelvin Davis, në ndeshjen ndaj Tottenhamit”, thuhet më tej në njoftimin e skuadrës angleze. /Lajmi.net/