ZYRTARE: Tottenham transferon Pape Matar Sarr

Tottenham ka konfirmuar blerjen e Pape Matar Sarr nga skuadra e Metz.

Sport

27/08/2021 18:21

Klubi londinez ka arritur marrëveshje me Metz për shumën e rreth 15 milion funteve.

18-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare me Spurs, por ai do të mbetet pjesë e Metz për sezonin 2021-22.

Mesfushori defanziv, Pape tashmë ka dy paraqitje ndërkombëtare për Senegalin, duke bërë debutimin e tij në një ndeshje kualifikuese të Kupës Afrikane të Kombeve kundër Kongos në mars. /Lajmi.net