ZYRTARE: Tottenham shkarkon Pochettino

Tottenham ka shkarkuar trajnerin Mauricio Pochettino pas pesë vjetësh në krye të klubit.

Sport

19/11/2019 20:45

Ish-trajneri i Southampton, 47 vjeç, u emërua në stol në maj të vitit 2014 dhe i çoi Spurs në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku ata humbën ndaj Liverpool.

Por klubi ka bërë një fillim zhgënjyes në sezonin aktual dhe është i 14-ti në Premierligë, përcjell lajmi.net.

“Ne ishim jashtëzakonisht të gatshëm për të bërë këtë ndryshim dhe nuk është një vendim që Bordi e ka marrë me lehtësi, as me nxitim”, tha presidenti i Spurs Daniel Levy.

“Për fat të keq rezultatet e fundit të sezonit të kaluar dhe fillimin e këtij sezoni kanë qenë jashtëzakonisht zhgënjyese”.

Pochettino nuk i solli asnjë trofe madhor ekipit përgjatë epokës së tij pesë-vjeçare. /Lajmi.net/