Zyrtare: Tottenham finalizon transferimin permanent të Romero

Tottenham Hotspur kanë zyrtarizuar transferimin e Christian Romero në formë permanente. Lojtari argjentinas, Romero ka qenë një nga lojtarët kyç në fazën defensive të skuadrës së Tottenham sezonin e kaluar, por edhe këtë fillim sezoni. Romero afrohej te Spurs në formë huazimi nga Atalanta, me mundësi blerjeje. Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Tottenham, marrëveshja…

Sport

30/08/2022 09:10

Tottenham Hotspur kanë zyrtarizuar transferimin e Christian Romero në formë permanente.

Lojtari argjentinas, Romero ka qenë një nga lojtarët kyç në fazën defensive të skuadrës së Tottenham sezonin e kaluar, por edhe këtë fillim sezoni.

Romero afrohej te Spurs në formë huazimi nga Atalanta, me mundësi blerjeje. Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Tottenham, marrëveshja tashmë është bërë permanente, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Christian Romero, nga gushti i 2021, ka regjistruar 32 paraqitje me Tottenham, duke shënuar një gol në marsin e vitit 2022. /Lajmi.net/