ZYRTARE: Tifozët do të lejohen në Kampionatin Evropian

Kampionati Evropian “Euro 2020” do të luhet në prani të spektatorëve.

Sport

09/04/2021 18:07

UEFA ka bërë të ditur vendimin se tifozët do të rikthehen nëpër stadiume për ndeshjet e “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Sipas lajmit, tetë vendet anëtare që janë organizuese të Kampionatit, kanë siguruar se stadiumet e tyre do të mund të mirëpresin tifozët sipas rregullave.

Disa nga vendet pritëse kishin përfshirë EURO 2020 në hapjen e strategjisë së tyre kombëtare të rimëkëmbjes.

Për më tepër, në planifikimin e turneut përfundimtar “EURO 2020”, UEFA ka punuar ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të rritur nivelin e sigurisë.

Shën Petersburgu ka konfirmuar se ka kapacitet 50% në stadiumin e qytetit, Baku ka konfirmuar se ka 50% të kapacitetit në stadium.

Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga dhe Glasgow do të kenë 25% deri 33% të kapacitetit të tifozëve.

Londra ka konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% të stadiumit që të jetë me tifozë.

Për tu konfirmuar, kanë mbetur qytetet e Munichut, Romës, Bilbaos dhe Dublinit, shkaku i shpërthimeve me COVID-19./Lajmi.net/