ZYRTARE: Thomas Meunier lojtar i Borussia Dortmund

Thomas Meunier edhe zyrtarisht është lojtar i Borussia Dortmund.

Sport

25/06/2020 16:04

Skuadra gjermane, ka arritur marrëveshje për transferimin e reprezentuesit belg, Thomas Meunier.

Në faqen zyrtare të Dortmund, i është uruar mirëseardhje Meunier.

“Reprezentuesi belg, Thomas Meunier, kalon te Borussia Dortmund nga PSG”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Meunier 28 vjeçar, i bashkohet Dortmundit si transferim i lirë.

Ai pjesë e PSG-së ka qenë nga viti 2016, dhe në 84 paraqitje ka shënuar tetë gola./Lajmi.net/