Zyrtare: Tevez pensionohet nga futbolli

Carlos Tevez është pensionuar nga futbolli i luajtur.

Sport

04/06/2022 14:00

Lajmin e konfirmon vetë lojtari dhe thotë se arsyeja kryesore është vdekja e babait të tij që e kishte fansin numër një.

“Jam pensionuar. Është e konfirmuar. Kam pasur oferta nga shumë klube, por mendoj se si lojtar kam dhënë gjithçka kam pasur”, tha ndër të tjera ai, transmeton lajmi.net.

“Viti im i fundit si lojtar ishte shumë i vështirë, pasi më vdiq babai. U zgjova një ditë dhe i thashë gruas sime: Unë nuk do të luaj më. E thirra edhe agjentin tim dhe ia konfirmova këtë gjë”, shtoi tutje Tevez.

Lojtari u pajtua ta ndërpresë kontratën e tij me Boca Juniors gjashtë muaj më parë. /Lajmi.net/