Zyrtare: Tchouameni është lojtari më i ri i Real Madridit

Real Madridi e ka zyrtarizuar sot nënshkrimin me mesfushorin Aurelien Tchouameni.

Sport

11/06/2022 13:48

Përmes një komunikate, “Los Blancos” thanë se prezantimi i lojtarit do të bëhet të martën e ardhshme në orën 12:00, por ajo që dihet është se tani, edhe formalisht, francezi është lojtari më i ri i madrilienëve, transmeton lajmi.net.

Mësohet se shuma që do të paguajë klubi spanjoll në drejtim të Monacos do të jetë 80 milionë euro.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare. /Lajmi.net/