ZYRTARE: Suspendohet Sharapova

Maria Sharapova është suspenduar për dy vite, pasi rezultoi pozitive në testet e dopingut.

Sport

08/06/2016 17:09

Federata Ndërkombëtare e Tenisit e ka suspenduar me dy vite tenisten Maria Sharapova.

Ajo doli pozivite në testet e dopingut, pasi kishte përdorur një substancë të ndaluar të quajtur meldonium.

Tenistja ruse e shokoi gjithë sportin kur më 7 mars e dha lajmin që kishte dalë pozitive në testet e dopingut.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.