ZYRTARE: Superliga e Zvicrës rifillon më 19 qershor

Edhe Zvicra ka vendosur të rikthejë futbollin.

Sport

29/05/2020 13:18

Ligat e futbollit në Zvicër do të rifillojnë nga 19 qershori, për të vazhduar sezonin 2019/2020.

Ky është vendimi që është marrë sot, në një takim të autoriteteve përkatëse.

Kujtojmë se në Zvicër luajnë disa futbollistë të Kosovës, përfshirë edhe Edon Zhegrovën.

Zhegrova me Baselin e tij janë në garë për titull në Superligën e Zvicrës./Lajmi.net/