ZYRTARE: Superkupa e Kosovës luhet në Rahovec

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marr vendim se ku do të luhet finalja e Superkupës.

Sport

05/09/2019 16:51

Në fakt ka qenë kryetari i FBK-së, Arben Fetahu që ka njoftuar se Superkupa në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve do të zhvillohet në Rahovec.

Arena ‘Mizahir Isma’ do të jetë nikoqire për skuadrat që do të përballen në Superkupën e Kosovës në dy konkurrencat.

Superkupa mes Rahovecit dhe Prishtinës do të zhvillohet më 24 shtator të këtij viti.

FBK në bashkëpunim me KB Rahovecin do t’i bëjnë të gjitha përgatitjet që kjo ngjarje të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme./Lajmi.net/