ZYRTARE: Steffen rinovon për katër vite me Man Cityn

Portieri i Manchester Cityt, Zack Steffen ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë në skuadër deri në vitin 2025.

Sport

04/11/2021 19:11

Amerikani kaloi te City pas një shkëlqimi në vitin 2019 te Columbus Creë, pastaj kaloi sezonin huazim te Fortuna Dusseldorf, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, Steffen pastaj u rikthye në Manchester, ku ishte pjesë e skuadrës që fituan titullin e Premierligës.

Tani, Man City e ka ‘blinduar’ portierin deri në vitin 2025, derisa synimi i portierit mbetet pozita e titullarit, që për momentin e mban Ederson.

“Zack Steffen ka nënshkruar kontratë të re që e mban te Manchester City deri në verën e 2025”, shkruhet në komunikatë./Lajmi.net/