ZYRTARE: Spanja shkarkon përzgjedhësin Hierro

Fernando Hierro nuk do të vazhdojë si trajner i kombëtares së Spanjës ose të rikthehet në rolin e mëparshëm të drejtorit sportiv me të përfunduar Kampionati Botëror, ka konfirmuar Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF).

Sport

08/07/2018 14:00

Hierro ishte emëruar trajner i përkohshëm pasi Julen Lopetegui ishte shkarkuar në formë sensacionale një ditë para fillimit të Botërori sepse nënshkroi me Real Madridin.

Spanja u kualifikua në 1/8 të finales ku edhe u eliminua nga Rusia pas ekzekutimit të penaltive në Moskë.

Hierro nuk do të vazhdojë si trajner dhe RFEF ka konfirmuar se ai nuk do të qëndrojë në institucionin më të lartë të futbollit spanjoll në asnjë pozitë.