ZYRTARE: Skuadra nga Serie A shkarkon trajnerin

Genoa edhe zyrtarisht kanë shkarkuar trajnerin Aurelio Andreazzoli, për t’i hapur rrugën trajnerit të ri, Thiago Motta.

Sport

22/10/2019 16:38

Andreazzoli ka pagur çmimin e një serie të dobët të rezultateve, pavarësisht që pati një start të mirë këtë sezon.

65 vjeçari mori drejtimin e Genoas në muajin qershor, pas një fundi dramatik të sezonit të kaluar te Empoli.

Ai fitoi dy ndeshje dhe barazoi një herë në tri ndeshjet e para, por pastaj filloi një seri negative me pesë humbje në gjashtë ndeshje, përfshirë edhe humbjen me rezultat të thellë 5:1 nga Parma në fundjavë.

Andreazzoli do të zëvendësohet nga Thiago Motta, ish mesfushori i Interit dhe Barcelonës./Lajmi.net/