Zyrtare: Shtyhet Trepça – Sigal Prishtina

Dueli mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, është shtyrë për një afat të pacaktuar për shkak të angazhimit të kryeqytetasve në Ligën Ballkanike.

Sport

03/04/2015 14:33

Derbi i javës së 26-të në ETC Superligën e Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, është shtyrë për një afat të pacaktuar për shkak të angazhimit të kryeqytetasve në Ligën Ballkanike.

Prishtina të mërkuren do të luaj në Gjevgjeli, ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Kozhuvit dhe rëndësia e kësaj ndeshje ka bërë që ndeshja me mitrovicasit të shtyhet.

Këtë e ka bërë të ditur edhe zytari për marrdhënie me publikun i skuadrës prishtinas Ramadan Gagica në një prononcim për Gazetaolle.com.

“Kemi arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës së Trepçës dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, dhe televizionin KTV, që këtë ndeshje ta shtyejmë për ndonjë datë tjetër për shkak të angazhimit në Ligën Ballkanike, të cilën e kemi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe rëndësia e madhe e kësaj ndeshje. Ne kemi gjetur mirëkuptimin dhe kemi shtyrë këtë ndeshje”, u shpreh Gagica.

Ndryshe Sigal Prishtina ka arritur që në ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Ligës Ballkanike, të mposhtë Kozhuvin në shtëpi me rezultat 85:61, për të bërë një hap drejt finalës së madhe.