Të Infektuar: 57.028

Të Shëruar: 50.184

Të Vdekur: 1.433

ZYRTARE: Shtyhet ndeshja Aston Villa – Everton

11:35 | 14 Janar 2021

Aston Villa ka kërkuar nga Premierliga që të shtyj ndeshjen e tyre ndaj Evertonit të planifikuar për të luajtur të dielën, kjo për arsye të Covid-19.

E gjithë skuadra e parë e Aston Villas dhe i gjithë stafi janë izoluar që nga java e kaluar për shkak se 9 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me virus, transmeton lajmi.net.

Edhe ndeshja në FA Cup mes Aston Villes dhe Liverpoolit u mendua që do të anulohej, mirëpo Dean Smith pati një ide tjetër duke mbledhur lojtarët e moshave të reja për të luajtur.

Megjithatë, këtë ndeshje e humbën me rezultat 4-1 dhe u eliminuan. Për arsye se nuk duan që fati i njëjtë t’i përcjell sërish, Premierliga ka aprovuar kërkesën e tyre për të shtyrë ndeshjen në një datë tjetër./Lajmi.net/