ZYRTARE: Shtyhet finalja e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Organizata e futbollit evropian, UEFA ka marrë një tjetër vendim lidhur me shpërthimin e pandemisë koronavirus.

Sport

17/03/2020 15:03

UEFA ka vendosur që finalja e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të shtyhen për fundin e muajit qershor.

Kjo pasi ndeshjet kthyese të raundit të 16 më të mirave janë pezulluar për shkak të virusit COVID-19, transmeton lajmi.net.

Finalja e Ligës së Evropës do të luhet më 24 qershor, ndërsa ajo e Ligës së Kampionëve më 27 qershor. /Lajmi.net/