Zyrtare: Shtyhen të gjitha ndeshjet e Superligës
Ndeshjet e xhiros së dytë të stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll janë shtyrë për shkak të motit të ligë.
Sport
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka shtyrë të gjitha ndeshjet e e javës së dytë të stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës, për shkak të motit të ligë që e ka bërë të pamundur zhvillimin e dueleve sipas planit.
Në njoftim, FFK sqaroi se kjo shtyrje ndodh për shkak të motit aktual, ndërsa për ndeshjet e Kupës së Kosovës theksohet se ato do të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar më herët.