Zyrtare: Shaqiri nuk luan ndaj Tottenhamit

19:09 | 14 Gusht 2015

Xherdan Shaqiri te Stoke City

Tanimë edhe zyrtarisht është konfirmuar se Xherdan Shaqiri nuk mund të debutoj gjatë kësaj jave me klubin e tij të ri, Stoke City.

Federata e Futbollit Anglez i ka treguar Stoke Cityt se duhet së pari të kompletohet regjistrimi i Shaqirit si një lojtar i ri i skuadrës.

Ky vendim ka dëshpëruar skuadrën e Mark Hughes që mezi e pretë debutimin e transferit që i kushtoi plotë 17 milionë euro.

Stoke City luan nesër si mysafirë i Tottenham Hotspur.