ZYRTARE: Sancho transferohet te Man Utd

Klubi anglez Man Utd ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Borussia Dortmund Jadon Sancho.

Sport

01/07/2021 12:02

Man Utd ka arritur marrëveshje me Dortmund për transferimin e Sanchos për rreth 85 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi do të nënshkruajë kontratë pes-vjeçare me Djajtë e Kuq e vlefshme deri në vitin 2026.

Lajmin për transferimin e tij e ka konfirmuar së fundmi edhe Dortmund përmes një deklarate të lëshuar në webfaqen e tyre.

21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola dhe 20 asistime. /Lajmi.net/