ZYRTARE: Sanches i bashkohet skuadrës së Lille

Renato Sanches ka kompletuar transferimin nga Bayern Munich te skuadra franceze, Lille.

Sport

23/08/2019 22:10

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Bayern Munich, në Twitter, përcjell lajmi.net.

Mesfushori portugez që ka fituar dy tituj të Bundsligës me Bayern Munich, largohet nga ‘Alianz Arena’, për një aventurë të re në kampionatin francez.

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se Sanches ka kërkuar largimin sepse dëshironte t’i bashkohej një klubi ku do të luante rregullisht.

Kujtojmë se Sanches te Bayern Munich është transferuar në kohën e Carlo Ancelottit, në vitin 2016 nga Benfica./Lajmi.net/