ZYRTARE: Sadio Mane tek Bayern Munich

Sport

22/06/2022 14:33

Bayern Munich ka zyrtarizuar transferimin e Sadio Mane.

Ylli senegalez kompletoi dje testet mjekësore tek Bayerni, kurse sot erdhi edhe njoftimi zyrtar i bavarezëve për nënshkrimin e marrëveshjes, shkruan lajmi.net.

Mane transferohet tek Bayern pas një aventure fantastike me Liverpoolin, ku mbërrijti sivjet edhe finalen e Ligës së Kampionëve me klubin anglez.

Lojtari do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2025.

Flitet që Bayerni t’ia kenë paguar 41 milionë euro kartonin Liverpoolit për sulmuesin 30-vjeçar. /Lajmi.net/